KQZ-ja nuk certifikon listat e VV, AAK-së e Nismës-LDK-ja, PDK-ja dhe Lista Serbe kalojnë
Vetëvendosja, Aleanca për Ardhmërinë e
Kosovës dhe Nisma nuk kanë arritur të marrin certifikimin e listave zgjedhore nga KQZ-ja.
Ndërkaq, Lidhja Demokratike e
Kosovës, Partia Demokratike e
Kosovës dhe
Lista Serbe janë
certifikuar.
VV-ja nuk ka zëvendësuar kandidatët në listën e saj të cilët kanë problem me ligjin, që kanë qenë pesë prej tyre. Vetëm pesë anëtarë kanë votuar për, kurse tetë kanë abstenuar.
Ndërsa, Aleanca për Ardhmërinë e
Kosovës është
certifikuar me 11 vota për si subjekt politik, ndërsa me 6 vota nuk është
certifikuar lista e saj.
Lista e LDK-së është
certifikuar me 10 vota për. Kjo parti ka ndryshuar një kandidat që i kërkohej për shkak të ligjit.
Po ashtu,
lista e PDK-së me 10 vota për është
certifikuar nga anëtarët e KQZ-së. Partia kishte zëvendësuar një kandidat ditët e fundit.
KQZ-ja ka
certifikuar edhe Listën Serbe.
Shtuar më 22/01/2021,
ora 20:42