KQZ-ja merr pjesë Asamblenë e Trupave Zgjedhore Botërore
Një delegacion i Komisionit QendrorZgjedhjeve, i kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka po merr pjesë në ngjarjen më të madhe në fushën e zgjedhjeve, e organizuar nga Asociacioni i Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB), që po mbahet në kryeqytetin rumun, Bukuresht.

Sipas një komunikate të KQZ-së, në konferencën vjetore të këtij Asociacioni po marrin pjesë qindra zyrtarë zgjedhorë nga më shumë se 60 institucione që janë të ngarkuara me administrimin e zgjedhjeve në shtete të ndryshme të botës, për të diskutuar dhe shkëmbyer përvojat në fusha të shumta që kanë të bëjnë me zgjedhjet.

“Temë kryesore e kësaj ngjarjeje është: Përdorimi i teknologjisë në rritjen e transparencës së proceseve zgjedhore. Para fillimit të kësaj konference është mbajtur mbledhja e jashtëzakonshme e Asamblesë së Përgjithshme të A-WEB’it ku janë zgjedhur organet e rejat të këtij asociacioni, në mesin e tyre edhe Bordi Ekzekutiv. Ky Bord do të përbëhet nga 17 përfaqësues nga kontinente të ndryshme, në mesin e tyre 3 përfaqësues për kontinentin europian. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Shqipërisë është rizgjedhur në këtë bord, për çfarë pati edhe mbështetjen e delegacionit nga Kosova”, thuhet në komunikatë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës është bërë anëtar me të drejta të plota i Asamblesë së Përgjithshme të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) në tetor të vitit 2013.

Aktualisht A-WEB përbëhet nga 106 Trupa të Menaxhimit të Zgjedhjeve nga shtete të ndryshme nga e gjithë bota. Ky Asociacion, me ndryshimet e bëra gjatë Asamblesë së Përgjithshme do të ketë status të organizatës ndërkombëtare me karakter ndërshtetëror.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës është pjesë përbërëse e njërit prej organeve kryesore të këtij Asociacioni, siç është Komiteti i Auditimit i A-WEB’it, funksionet e së cilit përfshijnë vlerësimin vjetor të menaxhimit të Sekretariatit, zbatimin e programeve dhe mbikëqyrjes së financave. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2017, ora 17:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori