Nga udhëheqja e bandës kriminale, te miqësia me politikanë të fuqishëm: Kush ishte Nehat Kulla

Ditwn e sotme wshtw ndarw nga jeta në moshën 67-vjeçare Nehat Kulla, i njohur si “gjenerali” i bandës famëkeqe.

Nehati kaloi 20 vite tw jetws nw burgun e Fushw Krujes për vrasjen e Halim Gjuzit në vitin 1998 në Golem, shoferin e ish-ministrit të Brendshëm, Halit Shamata.

Më 29 qershor 2018, Nehat Kulla iu drejtua Gjykatës për lirim me kusht. Gjendja shëndetësore ishte një nga argumentet e Kullës për lirinë, por me pas hoqi dore.
Emri i tij eshte i lidhur me nje sere ngjarjesh dhe njihej si drejtuesi i njeres prej bandave qe vepruan ne vitin 1997.
Banda e Nehat Kullës

Por kush ishte Nehat Kulla?

Ai ishte kreu i një bande që veproi në fshatin Tufinë të Tiranës në vitet 1997-1998. Banda u krijua gjatë trazirave të vitit 1997.

Nehat Kulla njihej dhe si ish-i forti i Tiranës në vitin e mbrapshtë 1997 dhe u vetëquajt gjeneral në kohën e trazirave të luftës civile në Shqipëri.

Ai shoqërohej gjithmonë nga një eskortë e armatosur me automatikë dhe vetë asnjëherë nuk e lëshonte automatikun nga dora.

Në moshë të re Kulla u arrestua gjatë periudhës së komunizmit për plagosje me thikë dhe dënohet nga Gjykata e Tiranës.

LIDHJET ME POLITIKANË TË FUQISHËM

Një foto e tij me ish-kryeministrin Fatos Nano qarkulloi bujshëm disa kohë më parë, foto kjo e publikuar nga kundërshtarët e tij politikë.

Ata deklaruan se Nano kishte lidhje me kriminelë të rrezikshëm shqiptarë. Daljet e shpeshta të tij nga burgu i rritën këto dyshime mbi lidhjet e tij të ngushta me politikën.

KRYETARI I NJË BANDE KRIMINALE

Kulla njihej si kryetari i një bande kriminale që vepronte në Tufinë të Tiranës që u krijua gjatë viteve 1997-1998.

Ai mbajti të pacënuar repartin “Xhenios” së bashku me familjarë, miq e të afërm, ndër të vetmit të padëmtuar gjatë sulmeve të popullsisë.

“I forti i Tiranës” dhe të ashtuquajturit “ushtarë” të tij e mbajtën nën kontroll repartin për një farë kohe dhe u pagëzua me nofkën “Gjenerali” nga banorët e zonës, si një person me shumë influencë.

Kulla, gjatë vitit 1997, arriti të krijonte edhe një komisariat të mirëfilltë policie, kohë kjo kur shteti kishte rënë. Ai u garantonte qetësinë banorëve të Tufinës dhe Kinostudios dhe askush nuk guxonte të kalonte në territorin ku vepronte ai dhe banda e tij. Harta ku ai kishte shtrirë ndikimin e tij ishte e pacënueshme.

Banda njihet për shumë krime të frikshme të ndodhura në atë kohë.

NOFKA “GJENERALI”

Ai u vetëquajt ashtu pasi në vitin 1997 grabiti një kamionçinë ushtarake tip Shevrolet (Chevrolet) me targa ushtrie dhe sinjale policie dhe mbante veshur uniformë ushtarake.

Kulla ishte i vetmi në atë kohë që posedonte një mjet të tillë në vend dhe shoqërohej gjithnjë nga një eskortë e armatosur me automatikë. Ai vetë ka pozuar disa herë për mediat me uniformë dhe automatik, të cilin s’e lëshonte nga dora.


Shtuar 16.06.2020 11:01