KQZ-ja gati për zgjedhjet e parakohshme
Pas rënies së qeverisë "Mustafa", tashmë pritet që presidenti Thaçi të shpallë ditën e zgjedhjeve, e cila parashikohet të jetë në datën 11 qershor.

Por, njohësit e çështjeve ligjore mendojnë se mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme po i stopon proceset politike dhe po e varfëron ekonominë, si dhe kostoja e zgjedhjeve të parakohshme është e parëndësishme karshi dëmit politik që i është bërë skenës politike nga qeveria që lam pas.

Nga ana tjetër, në Komisionin Qendror Zgjedhor shprehen të gatshëm për organizimin e zgjedhjeve të parakohshm.

"Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka për detyrë kushtetuese që të organizojë zgjedhje kurdo që një gjë e tillë kërkohet, prandaj në këtë drejtim KQZ-ja është e mobilizuar për t’i përmbushur detyrimet që dalin nga Kushtetuta dhe ligjet", ka thënë zëdhënësi i këtij Komisioni, Valmir Elezi, përcjell "Zëri". /albeu.com/


Shtuar më 11/05/2017, ora 08:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori