Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur konferencën e tretë me radhë sot lidhur me procesin e rivotimit në
komunën e
Istogut.
Deri në
orën 15:00 në
komunën e
Istogut kanë
votuar 14 mijë e 160 votues apo 28.81%. Më 19 nëntor, deri në të njëjtën kohë kishin
votuar 11 mijë e 827 votues apo 24.80%.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se deri më tani procesi i votimit ka shkuar në rregull. Konferenca e radhës do të mbahet në
orën 19:30 dhe ka të bëjë me mbylljen e vendvotimeve dhe pjesëmarrjen në këto zgjedhje.
Shtuar më 17/12/2017,
ora 15:48