Më në fund lajm i mirë: Sot, nisi asfaltimi i Rugës së Arbrit

Ditën e sotme, sipas Bashkisë Dibër, ka nisur nisur asfaltimi i kilometrit të parë në Rrugën e Arbërit.

Sipas institucionit vendor, kjo rrugë është e shumëpritur nga dibranët, pasi përveçse do të shkurtojë e lehtësojë ndjeshëm lëvizjen drejt Tiranës, do të sjellë tjetër impuls zhvillimi për Dibrën.

Ndërkohë është parashikuar që Kryeministri Edi Rama të inspektoi në prill punimet në urën e Vashës, e cila është më e larta në rajon, 152 metra, pjesë e Rrugës së Arbrit.

Sa i takon punimeve, janë hapur edhe 5 nga 6 tunelet dhe po punohet në tunelin kryesor të Murrizit, ku për shkak të formacioneve gjeologjike do të ecet paralelisht me një bypass panoramik për të mos shtyrë afatin e hapjes së rrugës vitin e ardhshëm.

Nga 70 km rrugë që ka Rruga e Arbrit dhe 6 tunele, janë përfunduar 5 tunele dhe më shumë se 54 km janë të përshkueshme./ albeu.com/


Shtuar 10.06.2020 17:29