KQZ: 102 subjekte politike aplikuan për certifikim
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë aplikuar plot 102 subjekte politike për certifikim në mënyrë që të marrin pjesë në zgjedhjet e 3 nëntorit në Kosovë.

Në aplikimet e bëra deri në orët e vona të mbrëmjes mund të themi se 18 janë serbe. Ndër to është edhe Lista e Përbashkët Serbe.

Sipas zyrës për regjistrimin e partive politike, ka 15 ditë afat për kontrollimin e dokumentacionit, ndërsa më 19 shtator, hidhet shorti për renditjen e subjekteve në fletëvotim. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2013, ora 10:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori