Kosovës dhe Serbisë i zhbllokohet rruga për në BE
Presidenti i Këshillit Europian, Herman Van Rompuy theksoi se, progresi i arritur gjatë bisedimeve mes lidërve të Kosovës dhe Serbisë, ka bërë që kjo e fundit ta ketë rrugën të hapur.

Ndërsa për Rompuyn Kosova tani është më pranë BE-së, raporton radio B92.

"Raportet Kosovë-Serbi janë në rrugën e normalizimit dhe natyrisht që ky shpirt bashkëpunimit duhet të mbahet", - thekson presidenti i Këshillit të Europës.

Sipas tij, vendet e Ballkanit duhet të punojnë që të anëtarësohen dhe shembulli më i mirë është ai i Kroacisë, që iu bashkuar unionit në korrik të 2013. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2013, ora 14:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori