Kosovë, zgjedhjet pas 2 vjetësh
Kryeministri Hashim Thaçi duket se ka vendosur ta fundosë tërësisht marrëveshjen e arritur me Isa Mustafën dhe Behgjet Pacollin lidhur me mandatin e qeverisë së tij dhe presidentes Atitete Jahjaga.

Sipas kryeministrit Thaçi vendimi i Gykatës Kushtetuese ka krijuar realitet të ri juridik dhe zgjedhjet e reja mund të mbahen vetëm pas përfundimit ligjor të mandatit, që i bie në vitin 2014, e jo ne 2013 sic ishte paraparë me marrëveshje.

Nga sulmet e kryeministrit nuk shpëtoi Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për të cilën në mënyrë indirekte tha se ka tentuar të hyjë në qeveri në mënyrë jo meritore.

Në fakt është reforma zgjedhore ajo e cila ka ngecur për shkak të disa mos pajtimeve në mes të lidereve partiak. Por duket se edhe kjo cështje do të marrë drejtim pasi kryeministri tha se do të tregohet shumë bujar në ceshtjet që kërkon opozita per të përfshirë ne reformën zgjedhore, qoftë për zgjedhjen e presidentit nga populli në afatet kushtetuese apo për sistemin zgjedhor. /albeu.com/
Shtuar më 02/08/2012, ora 11:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori