Kosovë, vazhdojnë kërkimet për 17 vjeçarin nga Suhadolli
Vazhdojnë kërkiimet për 17 vjeçarin e humbur pranë lumit Ibër. Polica e Kosovës dhe FSK në bashkëpunim me KFOR-in vazhdojnë kërkimet për 17 vjeçarin Sead Alushi, nga Suhadolli, i cili vazhdon të jetë i zhdukur që nga dita e premte.

“Po do të vazhdojnë edhe sot kërkimet për 17-vjeçarin e zhdukur, në lumin Ibër. Deri më tani nuk kemi asnjë informatë shtesë lidhur me rastin. Për çdo rast ne do të ju informojmë”, ka thënë zyrtari i Policisë në Mitrovicë, Besim Hoti për Indeksonline. /albeu.com/
Shtuar më 12/04/2015, ora 10:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori