Kosovë, Tre të vdekur dhe tetë nën ortek
(Update) Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota para pak minutash ka deklaruar: Jam në vendin ngjarjes. Tre persona kanë vdekur. Qeveria e Kosovës i ka marr të gjitha masat. Gjendja është e rëndë. Ka shpresa që tetë persona që janë nën ortek sepse kanë kontaktuar përmes telefonit.

Ministri Mujota ka theksuar se mbetët me shpresë që të mund të shpëtohen personat e ngujuar.

17:35 Zëvendësministri i FSK-së, Shemsi Veseli ka thënë se në momentet e fundit janë shtuar dyshimet për numër më të madh të të vdekurve.

Ai vetëm para pak minutash ka deklaruar se më herët është menduar se janë gjashtë persona të zhdukur nën ortek, por ai thekson se nga informatat që kanë pranuar, dyshohet së nën borë janë nëntë persona.
Ai ka theksuar se nga çasti në çast priten edhe përforcime me makineri speciale të FSK-së.

M.Reka, mashkull, viti i lindjes: 1958 është viktima e parë e cila është identifikuar.

Nga ana tjetër mësohet se viktima e dytë ende nuk është identifikuar por radio Dukagjini mëson se bëhet fjalë për një grua.
Zëvendësministri i FSK-së, Shemsi Veseli i ka konfirmuar Dukagjinit se 2 viktima janë identifikuar deri më tash si pasoj e rrëshqitjes së borës në fshatin Restelicë, të Dragashit.

Dyshohet edhe për gjashtë të tjerë të vdekur.

Mësohet se dymbëdhjetë shtëpi gjenden të mbuluara nga bora si pasojë e rrëshqitjeve të mëdha të borës.

Ekipet e kërkim shpëtimit tashmë janë nisur drejt Restelicës. Bëhet e ditur se as helikopterët e KFOR it nuk kanë mundur t`i nxjerrin banorët brenda shtëpive për shkak të pamundësisë së aterrimit.
Hasan Hasani, Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit tha se KFOR-i është duke u ka dal në ndihmë banorëve të Restelicës.

KFOR bashkë me FSK i kanë mësyer rrugës tokësore me makineri të rëndë për t`i nxjerr personat që gjenden nën gërmadhat e shtëpive bë Restelicës.
Shtuar më 11/02/2012, ora 18:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori