Kosovë- Shqipëri, memorandumi i farmaceutikës
Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Ferid Agani dhe Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Shqipërisë Petrit Vasili nënshkruan në Prishtinë Memorandumin e bashkëpunimit midis dy ministrive në fushën e farmaceutikës.



Me këtë Memorandum të bashkëpunimit, institucionet homologe të shëndetësisë nga Kosova dhe Shqipëria do të bashkëpunojnë, komunikojnë, shkëmbejnë informacione dhe eksperienca në fushën e legjislacionit farmaceutik; kontrollit të cilësisë së barnave; inspektimit të kushteve të mira të fabrikimit; farmakovigjilencës dhe aktiviteteve të përbashkëta shkencore, edukuese, informuese. /albeu.com/
Shtuar më 06/04/2012, ora 18:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori