Kosovë, shkon në 35 numri i të prekurve me koronavirus
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar të hënën se janë konfirmuar edhe dy raste tjera të prekura me koronavirusin e ri.

“Dy prej rasteve pozitive janë raste kontakti njëri me vendbanim nga fshati Petrovë komuna e Shtimes, e gjinisë mashkull me moshë 44 vjeç dhe tjetra me vendbanim në Prishtinë nga komuna e Prishtinës e gjinisë femër e moshës 39 vjeç”, është thënë në njoftim.

Numri i përgjithshëm i të prekurve shkon në 35 në rang vendi.
Shtuar më 23/03/2020, ora 18:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori