Kosovë-SHBA, marrëveshja e ekstradimit drejt finalizimit
Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë drejt mbylljes së marrëveshjes për ekstradimin nga Shtete Bashkuara të Amerikës. Këto janë bisedime që janë bërë mbi bazën e një marrëveshje ekstradimi të vitit 1901 në mes të SHBA dhe Mbretërisë së Serbisë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Drejtësisë, Saranda Salihu, ka thënë se marrëveshja pritet të lehtësoj procedurat ekstradimit, e të kërkuarve, sidomos atyre për terrorizëm. “Marrëveshja me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është në proces dhe pritet të nënshkruhet së shpejti. Marrëveshja është e natyrës së përgjithshme, sikurse me të gjitha shtetet e tjera. Kjo pritet të lehtësoj procedurat e ekstradimit të personave të kërkuar për krime të ndryshme”, ka thënë Salihu.

Gjykatësit e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit kanë refuzuar disa herë kërkesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për ekstradimin e shtetasve të Kosovës në këtë vend. Gjykatësit evropianë në Kosovë konsideronin se kërkesat amerikane për ekstradim të shtetasve kosovarë janë në shpërputhje me sovranitetin e Kosovës.

Kjo kishte ndodhur në rastin e Bajram Asllanit nga Mitrovica, i kërkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për veprën penale të “ofrimit të përkrahjes materiale për terroristët”.

Gjykatësit evropianë në këto raste kontestojnë vlefshmërinë e Marrëveshjes për ekstradim të datës 21 tetor 1901, e nënshkruar mes Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Serbisë, mbi bazën e së cilave bëhen kërkesat për ekstradim.

Ndërkohë autoritet kosovare deri më tani kanë të nënshkruara marrëveshje ekstradimi me rreth 30 shtete. /albeu.com/
Shtuar më 12/04/2015, ora 12:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori