Kosovë-Serbi, takimi më 25 gusht
Bashkimi Evropian konfirmon takimin e radhës më 25 gusht në Bruksel, midis kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

"Në takim, dy palët do të synojnë të finalizojnë zbatimin e marrëveshjeve për energjinë, për telekomin, për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave Serbe, si dhe atë për lirinë e lëvizjes", thuhet në njoftim.

Për të gjitha këto çështje është diskutuar edhe në takimin e fundit midis palëve, që është mbajtur në muajin qershor, por nuk është raportuar për ndonjë marrëveshje, pos përparim drejt saj. /albeu.com/
Shtuar më 21/08/2015, ora 14:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori