Idetë për ndarje dhe shkëmbim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë sa vijnë e shtohen në prag të dialogut të paralajmëruar në nivele të larta politike mes dyja qeverive.
Kryeministri serb, Ivica Daçiq ka përsëritur këto ditë, atë që ai e cilëson si mendim të tij individual, se ndarja e Kosovës do të ishte zgjidhja më e mirë.
Kurse në Prishtinë, ka mendime që prekja e
kufijve dhe tërësisë territoriale do të duhej të ishte reciproke, duke aluduar në shkëmbimin e territoreve.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri për një kohë më të gjatë ka lansuar idenë e tij që
Kosova dhe Serbia të ridefinojnë
kufirin, raporton Rel.
Ideja e tij aludon në
kufirin mes dyja vendeve që ka ekzistuar deri në vitin 1956. Sipas kësaj ideje,
Kosova do të merrte brenda
kufijve të saj komunat jugore të Serbisë, Preshevën, Medvegjën e Bujanocin,
kurse Serbisë do t’i ktheheshin Leposaviqi dhe disa fshatra të Zubin Potokut. /albeu.com/
Shtuar më 08/10/2012,
ora 18:11