Kosovë - Serbi, dialog pa Evropën?
Pëlqej
Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë mund të zhvillohen në një mënyrë ndryshe nga se janë zhvilluar deri më tani.

Dialogu mes dy palëve mund të mbahet në Prishtinë ose në Beograd, ndërsa Brukseli mund të jetë thjesht garantues i marrëveshjeve.

‘Në pritje të vazhdimit të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, duket se të dy palët “duan” që negociatat të bëhen pa ndërmjetës, sepse Beogradi kështu mendon se dialogu është neutral ndaj statusit, ndërsa shqiptarët e shohin si dialog të dy shteteve", kanë shkruar si mediat kosovare dhe ata serbe.

E ashtëquajtura Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, ka thënë se "është në interesin e përbashkët që dialogu i papenguar te jete mes Prishtinës dhe Beogradit".

Edhe kryetari i Këshillit për Kosovën në qeverinë serbe, Milovan Drecun ka theksuar se çdo marrëveshje që do të arrihej në Prishtinës ose në Beograd do të zyrtarizohet në Bruksel./albeu.com/
Shtuar më 17/08/2014, ora 09:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori