Kosova po përballet me rritje të numrit të të prekurve nga koronavirusi. Autoritetet u kanë bërë lutje ndaj qytetarëve që të respektohen masat e marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Ndërkohë IKSHPK ka konfirmuar se pas testimti të 295 mostrave janë konfirmuar edhe 95
raste me Covid-19 në Kosovë. Numri total i të prekurve në Kosovë ka shkuar në 561. Nga ana tjetër 9 persona janë shëruar njoftohet zyrtarisht.
Instituti konfirmon se të gjitha rastet e reja janë
raste kontakti.
Të prekurit janë këto vendbanime: Trembëdhjetë (13)
raste me vendbanim në Zubin Potok, dymbëdhjetë (12)
raste nga
komuna e Ferizajit (sipas vendbanimit: Ferizaj shtatë (7)
raste, Vojnovc tre (3)
raste dhe Kosinë dy (2)
raste), dhjetë (10)
raste nga
komuna e Vitisë (sipas venbanimit:Viti gjashtë (6)
raste dhe Skifteraj katër (4)
raste), gjashtë (6)
raste nga Mitrovica e Veriut, katër (4)
raste nga Zveçani, dy (2)
raste nga
komuna e Leposaviqit (sipas vendbanimit: Leshak dy (2)
raste, dy (2)
raste nga
komuna e Prishtinës dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Prizren dhe Pejë.
Shtuar më 19/04/2020,
ora 21:57