Partia Demokratike e Kosovës (PDK) përmes një deklarate për media ka njoftuar se është votuar propozimi që në rend dite të Kuvendit komunal në Prishtinë të jetë edhe pika për ofrimin e transportit publik pa pagesë prej muajit nëntor deri në muajin
mars.
Sipas njoftimit, një ide e tillë ka ardhur si shkak i nivelit të lartë të ndotjes së ajrit në kryeqytet dhe përhapjes së virusit COVID-19.
“PDK në Prishtinë konsideron që implementimi i këtij projekti shkarkon trafikun e kryeqytetit, mbron ambientin, kursen kohën dhe xhepin e
qytetarëve. Kosto e mbulimit të biletave të
qytetarëve,
buxhetit të komunës pritet t’i kushtoj 1.262.986 euro”, thuhet në njoftim.
Asamblisti i PDK-së, Leutrim Retkoceri në propozim ka arsyetuar se “Mjetet financiare mund të merren nga kategoria e mallrave dhe shërbimeve, ku deri më tani kemi vetëm 57 për qind e
buxhetit të shpenzuar në këtë kategori”.
Sipas Retkocerit më mirë është që të ndahen këto mjete për të paguar biletat e
qytetarëve të
Prishtinës, sesa ato të përfundojnë si zakonisht, tepricë buxhetore.
Shtuar më 10/11/2020,
ora 14:38