Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe ajo
Pakistanit nënshkruan sot një marrëveshje diplomatike e cila do ti hapë rrugë bashkëpunimit më të ngushtë mes dy
vendeve.
Pas takimit njëorësh në mes të dy ministrave,
Hoxhaj tha se vizita e ministrit Amad
Khan nuk është asgjë tjetër veçse kaptina e re e relacioneve bilaterale në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës Islamike të
Pakistanit.
Hoxhaj tha se në këtë takim u bisedua për bashkëpunim të ngushtë ekonomik, arsimor, parlamentar si dhe bashkëpunim në mes të qytetarëve të të dyja
vendeve.
“Biseduam për atë se si mund të ketë bashkëpunim edhe në mes të parlamenteve tona meqë diplomacia parlamentare është një instrument shumë i fuqishëm që të lidhen popujt në mes veti. Marrë në tërësi qasja jonë është që relacioni në mes të qeverive tona dhe shtetit tonë është shumë e rëndësishme, por ne jemi të interesuar që në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës Islamike të Paksitanit të ketë bashkëpunim në mes të qytetarëve, në mes shoqërive, në mes të popujve tanë, ngase këto relacione janë padyshim relacione shumë të rëndësishme dhe afatgjate” tha
Hoxhaj.
Hoxhaj ka falënderuar ministrin e Punëve të Jashtme të
Pakistanit Khan për vendimin që shteti i tij mori në dhjetor të vitit të kaluar që ta njeh Kosovën si shtet të pavarur.
Ndërsa Ministri i Punëve të jashtme të
Pakistanit, Malik Amad
Khan, tha se shteti i
Pakistanit do të punojë për bashkëpunim qeveritar dhe bashkëpunim ndërmjet njerëzve të këtyre dy shteteve.
“Ne do të punojmë për rritjen e bashkëpunimit qeveritar dhe bashkëpunimin ndërmjet njerëzve ndërmjet popujve, po ashtu edhe bashkëpunimi parlamentar, sepse diplomacia parlamentare është një mjet shumë efektiv dhe marrëdhëniet ne mes dy
vendeve janë tepër të rëndësishme. Kur flasim për marrëdhënie këto nuk duhet të jenë vetëm ndërmjet qeverisë, marrëdhëniet e vërteta janë ndërmjet njerëzve ndërmjet popujve”, theksoi
Khan.
Shtuar më 27/01/2013,
ora 16:29