Kosovë, nis viti i ri akademik
Pëlqej
Universiteti i prishtines
Universiteti i Prishtinës, “Hasan Prishtina” ka hapur dyert për vitin e ri akademik. Viti 2013-2014 nis me rreth 13 mijë studentë të rinj.

Rektori i Universitetit, Ibrahim Gashi, u shpreh për “Radio Kosovën”, se numri mund të rritet pasi të bëhet edhe shqyrtimi i ankesave. Sipas tij, në Universitetin e Prishtinës ka vend për rreth 18 mijë studentë të rinj.

“Deri më datë 4 tetor do të bëhet shqyrtimi i ankesave, do të vijnë edhe listat nga shoqatat e dala nga lufta, dhe kjo shifër mund të rritet. Kemi bërë maksimumin dhe kemi hapësirë për të pranuar deri në 18 mijë vetë, por besoj se mund të shifra mund të arrijë 14 deri në 15 mijë studentë”,-tha ai.

Nga ky numër, rreth 3 mijë studentë do të shpërndahen në universitetet e reja publike. Sipas Gashit, këtë vit, stafi akademik është më i madh dhe po punohet për ndërtimin e ambjenteve të reja.
Shtuar më 01/10/2013, ora 10:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori