KOSOVË/ Mbi 600 persona u raportuan të zhdukur nga viti 2018 deri tani
Pas 10 ditëve, dje u arrit të gjendet Egzona Islam Ferati nga Skenderaj, e cila ishte raportuar e zhdukur.

Qytetarë të shumtë bashkë me ndihmën e Policisë së Kosovës dhe ekipeve të tjera të shpëtimit arritën të gjejnë 26-vjeçaren e cila në momentin kur edhe u gjetë ishte pa vetëdije.

Për fat të mirë, Egzona u gjetë e gjallë dhe pa ndonjë problem shëndetësorë.

Por rasti i kësaj 26-vjeçare nuk është i pari për këtë vit. Madje gjatë këtij viti pati raste të shumta ku qytetarë të ndryshëm u raportuanzhdukur.

Një rast i ngjashëm u raportua para disa ditësh nga një nënë në qytetin e Ferizajt. Ajo deklaroi në polici se dy vajzat e saj, njëra prej tyre e mitur kishin dalë nga shtëpia dhe se më nuk di asgjë për vendodhjen e tyre.

Raste të tilla pati në shumë rajone të vendit, e disa prej tyre u gjetën edhe pa shenja jete.

Lidhur me këtë, lajmi.net ka kontaktuar Policinë e Kosovës të cilët kanë bërë të ditur se gjatë këtij viti, deri në këtë muaj janë raportuar 112 persona të zhdukur, shumica prej tyre nga komuna e Prishtinës.

40 persona u raportuanzhdukur nga Prishtina, duke vazhduar më pas me 23 nga Peja, 16 nga Gjilani, 14 nga Gjakova, 13 nga Prizreni, pesë nga Mitrovica jugore dhe një nga veriu i Mitrovicës.

Por situatë e ngjashme ishte thuajse edhe gjatë vitit 2019.

Përgjatë gjithë vitit të kaluar u raportuan 252 qytetarë të zhdukur, ku disa prej tyre u gjetën të gjallë, e disa jo.

Në vitin 2018 në Policinë e Kosovës janë raportuar 279 persona të zhdukur, ndërsa duhet cekur se edhe gjatë këtij viti numri më i madh i raportimeve ishte nga Komuna e Prishtinës.

Vetëm nga Prishtina në vitin 2018 u raportuanzhdukur 73 persona, e në vitin 2019, 85 të tjerë.

Nga këto tri vite radhazi, komuna me më së paku persona të raportuar si të zhdukur në Policinë e Kosovës është ajo e Ferizajt, gjatë tri viteve pati vetëm tri raste të zhdukjes së qytetarëve. /Lajmi.net/
Shtuar më 26/10/2020, ora 21:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori