Kosovë, këto do të jenë temperaturat 5 ditët në vijim
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se situata meteorologjike në vendin tonë vazhdon të mbetet stabile, si pasojë e masave të ajrit me presion të lartë atmosferike.

Në disa territore, si pasojë e radiacionit, parashihet të ketë mjegull të lehtë, kryesisht në orët e para të ditës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme.
Shtuar më 20/10/2019, ora 23:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori