KOSOVË/ Ja si do të jetë moti për të premten dhe të shtunën (FOTO LAJM)

Fusha të presionit të lartë nga Evropa Perëndimore gradualisht po shtrihen mbi rajonin tonë, që gjatë fundjavës do të sjellin kthjellime dhe intervale të gjata me diell, bën të ditur Prishtina Weather.

Por, sipas shërbimit të meteorologjisë, ditën e premte një front i ftohtë nga verilindja e kontinentit do të kalojë në lindje të rajonit, që pritet të sjellë mundësi për reshjedobëta bore kryesisht përreth viseve malore, e vonë në mbrëmje reshjedobëta bore mund të bien edhe nga rrafshi i Kosovës.

“Në aspektin termik vendi ynë mbetet nën masa të ftohta ajrore, mirëpo temperaturat maksimale gjatë ditës do të shënojnë rritje. Vlerat e cilësisë së ajrit do të luhaten përreth vlerave mesatare, e kohë pas kohe pritet të rriten edhe në të pashëndetshme”, paralajmëron PW.

Parashikimi për 7-8 shkurt:

7.02.2020 – Mot i ftohtë, kryesisht me vranësira. Në mëngjes ngrica. Përreth viseve malore mundësi për reshjedobëta bore. Vonë në mbrëmje mundësi për reshjedobëta bore edhe në vise të ulëta, kryesisht nga rrafshi i Kosovës. Do të fryjë erë mesatare nga veriperëndimi 2-9m/s. Indeksi UV: 2.

8.02.2020 – Në mëngjes pjesërisht vranët. Gjatë ditës kthjellët dhe me diell. Erë e lehtë dhe mesatare nga lindja dhe verilindja 1-5m/s. Indeksi UV: 2.
Shtuar më 06/02/2020, ora 19:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori