KOSOVË/ Humb jetën nga Covid-19 një person
Ka vdekur një paciente nga Drenasi, e cili ishte i infektuar me Covid-19.

Kjo u bë e ditur nga kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci përmes një postimi në Facebook.

“Nga Klinika e Pulmologjisë në Prishtinë, jemi njoftuar se nga komuna jonë, ka vdekur një qytetare e infektuar me covid-19”, ka shkruar Lladrovci, përcjell lajmi.net.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Komunës së Drenasit,

Sot, është një nga ditët më të rënda që prej shfaqjes së pandemisë në komunën tonë.

Për fat të keq, nga Klinika e Pulmologjisë në Prishtinë, jemi njoftuar se nga komuna jonë, ka vdekur një qytetare e infektuar me covid-19.

Ky është rasti i parë që nga fillimi i pandemisë dhe më i rëndi për ne.

Familjes Bytyqi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta duke bashkëndjerë dhimbjen për humbjen e anëtarës se dashur të familjes.

Shpresojmë që ky të jetë rasti i fundit që përfundoi me fatalitet.

Të prekurve nga virusi covid-19, ju uroj shërim të shpejtë.

Respektoni masat dhe rekomandimet e IKSHP-së.

Mbani maskat, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, mbroni familjet Tuaja dhe shëndetin publik!
Shtuar më 14/07/2020, ora 18:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori