Kosovë, hapet Bibloteka e NATO-s
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, dhe Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Gjeneral- Major, Erhard Drews kanë inauguruar solemnisht Bibliotekën e NATO-s, në Kolegjin ISPE në Prishtinë.

Biblioteka është themeluar në bashkëpunim të plotë me Divizionin për Diplomaci Publike të NATO-s në Bruksel .
Gjenerali, Erhard Drews tha se Biblioteka e NATO-s nw Kolegjin ISPE është një risi në Kosovë dhe do të gjejë lexues të interesuar nga fushat akademike, gazetareske dhe shoqërisë së gjerë.


"Është kënaqësi për mua të jem sot këtu. Jam i gëzuar të shoh që baza e Brukselit e Divizionit të Diplomacisë Publike të NATO-s, përgjatë vitit të kaluar ka krijuar partneritet të mirë me Kolegjin ISPE. Donacioni i Këndit të NATO-s është një risi në Kosovë dhe do të gjejë lexues të interesuar nga fushat akademike, gazetareske dhe shoqërisë së gjerë, duke përfshirë ekspertet e sigurisë, punonjës të Policisë së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe agjencive të tjera qeveritare", deklaroi Drews.

Ai tha se, "sot jemi këtu për të hapur për publikun atë që mund të konsiderohet si një bërthamë e një biblioteke të specializuar, e cila i dedikohet studimeve dhe diskutimeve të "paqes, mbikëqyrjes së demokracisë dhe kontrollit civil".


Ministri Ramë Buja ka falënderuar komandantin e KFOR-it për kontributin e dhënë në misionin që ka, për kontributin e dhënë për lirinë e Kosovës, por edhe për sj/albeu.com/
Shtuar më 02/09/2012, ora 12:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori