Lufta
kundër korrupsionit edhe gjatë vitit
2017">
2017, ka qenë vazhdimisht pjesë e deklaratave të zyrtarëve të lartë shtetëror, por rezultatet konkrete
kundër kësaj dukurie kanë munguar.
Autoritetet kompetente thotë se kanë ndërmarr veprime në këtë drejtim, por rezultate kanë qenë minimale në luftimin e kësaj dukurie.
Drejtori i Agjencisë
Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli tha për Radion Evropa e Lirë, se përpjekjet për luftimin e dukurisë së
korrupsionit nuk kanë munguar, por nuk janë arritur rezultatet e duhura as gjatë vitit
2017">
2017.
"Institucionet e zbatimit të ligjit, Prokuroria, Policia dhe agjencia po bëjnë kallëzime
penale dhe po dërgojë në prokurori. Prokuroria po ngrit aktakuza, gjykata po i hedh poshtë. Në një farë forme, ka pasur akuza ose hedhje të topit të njëri-tjetri, megjithatë ka pasur pengesa gjatë zbatimit të ligjit dhe mendoj se duhet të adresohet çështja përgjegjësisë se ku është duke çaluar ky problem, me qellim që të ketë progres", tha Havolli.
Autoritetet në Kosovë thonë se brenda vitit
2017">
2017 nga 381 kallëzime
penale të pranuara nga janari deri në shtator
2017">
2017, kanë proceduar (zgjidhur) 321 kallëzime
penale apo 84.25%, ndërsa nga 630 persona në kallëzimet
penale të pranuara, janë proceduar 681 raste. /REL/
Shtuar më 02/01/2018,
ora 17:19