KOSOVË/ Gjendet një person pa shenja jete
Një person pa shenja jete është gjetur para pak minutash në veri të Mitrovicës.

Trupi i pajetë i personit, identiteti i të cilit ende nuk dihet, është gjetur afër pompës së benzinës në Lagjen e Boshnjakëve, ndërkohë që policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq.

“Një person është gjetur pa shenja jete para pak minutash” ka thënë Tadoviq.

Ai nuk ka dhënë detaje shtesë, duke thënë se hetuesit policorë janë duke zhvilluar hetimet.
Shtuar më 22/11/2020, ora 21:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori