Kosovë, festohet Fitër Bajrami
Besimtarët e fesë islame në Kosovë festojnë sot Ditën e Fiter Bajramit, e cila shënohet pas përmbylljes së Muajit të Shenjtë të Ramazanit. Pas faljes së Fiter Bajramit, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, ka përgëzuar të gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë “duke uruar Allahun fuqiplotë, që mëshira, begatia e tij të jetë mbi familjet tona në vazhdimësi”.

Në mesazhin e tij të urimit, Tërnava porositi besimtarët të jenë solidarë dhe të ndihmojnë të gjithë ata që kanë nevojë, jetimët dhe skamnorët, në mënyrë që edhe ata të gëzohen në këtë festë.

Edhe udhëheqësit më të lartë të shtetit, ata të partive politike dhe përfaqësues ndërkombëtarë kanë uruar besimtarët myslimanë për Festën e Fiter Bajramit.

“Festa e Fiter Bajramit vjen pas Muajit të Madhërishëm të Ramazanit, muajit të agjërimit, të lutjeve, të përkushtimit, të forcimit të besimit, të përkujdesjes dhe ndihmës së ndërsjellë”, thuhet në urimin e presidentes Atifete Jahjaga. /rel/
Shtuar më 30/08/2011, ora 12:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori