Kosovë, 3 kandidatura për postin e guvernatorit të BQK-së
Banka Qendrore e Kosovës
Tre janë kandidatët për postin e guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK). Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare të cilat theksojnë se tra kandidatët që garojnë për këtë post janë zëvendësguvernatori aktual Nexhat Kryeziu, zëvendësi tjetër Gani Gërguri si dhe Gazmend Luboteni.

Sipas mediave për këtë post kanë garuar ditë më parë, Ajri Begu, Sejdi Rexhepi, Behxhet Brajshori, Safet Merovci dhe Flamur Keqa por nuk e kanë kaluar “provimin”.

Mejdi Bektashi, kryetar i komisionit për përzgjedhjen e guvernatorit të ri të BQK-së konfirmon se intervistimi është kryer dhe në ditët në vijim do të bëhet publike lista e tre kandidatëve të cilët janë përzgjedhur si më të mirët.

Bektashi thotë se lista e tre kandidateve nuk do të bëhet publike deri sa të verifikohen dosjet e tyre në gjykatë. Bektashi ka thënë se vetëm njëri nga dy zëvendësguvernatorët është në listën e tre kandidatëve që synojnë kreun e BQK-së.
Shtuar më 04/03/2011, ora 11:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori