Kosovarit ia thyejnë dhëmbët pse grisi posterin kundër ekstremistëve
Pëlqej
Një kosovar që kishte kërkuar azil në Gjermani dhe jetonte në këtë shtet është grushtuar deri sa i janë thyer dhëmbët.

Kosovari dyshohet se ka grisur posterin e partisë gjermane të ekstremit të djathtë, NDP.

Dhuna ndaj 19-vjeçarit nga Kosova ka ndodhur më 22 gusht në orën 22.45 minuta, shkruan albinfo.ch.

Personat që e kanë rrahur të riun mësohet të jenë tre gjermanë, një 16-vjeçar, një 31 dhe një tjetër 42-vjeçar.

Vepra është në duart e prokurorirsë dhe është cilësuar si "vepër e motivuar politikisht". /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2014, ora 14:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori