Kosovari vret gruan, lajmëron policinë
Pëlqej
Një grua 31 vjeçe është gjetur e vdekur sot në orët e para të mëngjesit në lagjen Wetzeldorf të qytetit austriak Grac.

Policia bën të ditur se gruan e ka vrarë bashkëshorti i saj 25-vjeçar, i cili më pas kishte thirrur Policinë, shkruan agjencia austriake e lajmeve APA.

Alarmi në polici ka ardhur rreth orës 5:30, ndërkohë që patrulla e Policisë ka mbërritur në vendngjarje ka gjetur trupin e pajetë të gruas.

Raportohet se 25-vjeçari, një shtetas austriak por me prejardhje shqiptare, i është dorëzuar policisë pa bërë rezistencë.

Mëohet se në momentin e krimit, në banesë ishte djali 5-vjeçar i viktimës si dhe vajza tremuajshe e çiftit.

Ende nuk dihet motivi që ka çuar te vrasja, ndërsa është urdhëruar të kryhet edhe ekzaminimi ligjor i viktimës. /albeu.com/
Shtuar më 19/06/2017, ora 12:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori