Kosovari sulmon gruan me thikë në nofull
Pëlqej
Një kosovar në Francë ka plagosur graun e tij, pasi i ka rënë me thikë në nofull.

Dje, 29 vjeçari kosovar, i lindur në Prizren, pa para dhe me situatë të parregullt në Francë, sikur edhe gruaja e tij, është paraqitur para Gjykatës penale.

"Unë nuk doja të sulmoja gruan time, por doja të mbrohesha nga vjehrra ime. Unë e di se dëshmia ime është në kundërshtim me versionin e të tjerëve, por nuk kisha ndërmend të lëndoj gruan time, ishte thjesht një aksident", shpjegoi para gjyqit i pandehuri.

Megjithë kërkesën e avokatit për ta lënë të lirë kosovarin, gjykata e dënoi atë me 5 muaj paraburgim. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2014, ora 11:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori