Kosovari, shokut të Lavdrimit: Ishalla shërohem e vij të luftoj në Siri
Pëlqej
Një kosovar ka komentuar në foton e Abu Baker Al-Baghdadit, i cili është shoku i Lavdrim Muhaxherit.

Shtetasi kosovar, që ka në Facebook emrin Amir Ibn Agim, i ka thënë shokut të Lavdrimit se do të donte të shkonte në Siri dhe të luftojë në këtë vend, transmeton Zëri.info.

"Marshalla u kënaqet e unë rene shtrit. Ka 2 javë s'po mundem te leviz prej ndeshjes. Luteni Allahun që të më shëroj sa më shpejt o Ebu Abdullah e Basri e ju tjerët që të vij edhe unë atje sa më shpejt, se në këtë vend plasa. Allahun e kam dëshmitar", shkruan ai në Facebook.

Ky person madje i ka bërë dhe një kërcënim hoxhës Enes Goga. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2014, ora 14:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori