Aksident në autostradën Shkup-Tetovë, ka të vdekur (FOTO LAJM)

Një person e humbi jetën ndërsa dy janë lënduar në një aksident të rëndë trafiku në autostradën Shkup – Tetovë në afërsi të mbikalimit për në Trebosh, që ndodhi pasdite rreth orës 17. Në aksident kanë marrë pjesë një automjet pasagjerësh dhe një automjet transportues ndërsa sipas prononcimeve të para në SPB Tetovë ka qenë edhe një automjet i katërt për të cilën pohohet se është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Në vijim është ekspertiza në vendin e aksidentit në të cilin një person e humbi jetën ndërsa dy janë dërguar në Spitalin Klinik Tetovë për dhënien e ndihmës. Në vendin e ngjarjes janë nëpunësit policorë si edhe të punësuarit në Njësitin Territorial të Tetovës ku intervenojnë tek automjetet dhe Ndihma Mjekësore Emergjente. Pritet në ekspertizë të përfshihen edhe përfaqësues të Prokurorisë së Tetovës”, informoi Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Sipas informacioneve të para automjetet janë të markave pezho, opel dhe golf ndërsa automjeti transportues është mercedes.


Shtuar 19.10.2021 19:28