Horoskopi i datës 6 shkurt 2022, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Gjatë kësaj dite do preferoni të heshtni në vend që të thoni gjëra që mund të lëndojnë të tjerët. Marrëdhënia juaj me partnerin do jetë paksa delikate. Ju do jeni në forme të shkëlqyer, por komunikimi me partnerin do jetë shume i vështirë. Nëse zemra juaj është ende e lirë, mundësitë për takime do jenë të shumta. Kujdes mos pëlqeni dikë që nuk do ua kthejë pëlqimin. Në punë herë pas here do jeni të stresuar dhe kjo mund t’iu largojë nga objektivat. Çdo gjë ka për të qenë e vështirë. Financat do pakësohen sepse nuk do i bëni dot ballë dëshirës së madhe për shpenzime.

Demi

Sot nuk do ju mungojë ambicia, por herë pas here do ndiheni si të bllokuar. Nuk do i keni idetë shumë të qarta në kokën tuaj. J u të dashuruarit do e lini veten të udhëhiqeni paksa nga xhelozia dhe kjo mund të përbëjë problem. Kujdes, mundohuni ta ndalni këtë ndjenjë sepse mund të prishe gjithçka. Ju beqarët nuk do keni fat në çështjet e dashurisë, por nuk duhet të bëheni pesimiste. Në punë mos kërkon me ngulm të dëgjoheni, por gjeni mënyrat e duhura. Me pak durim dhe këmbëngulje mund të arrini edhe më lart. Buxheti nuk do ketë probleme nëse dini si t’i menaxhoni paratë që keni nëpër duar.

Binjakët

Gjatë kësaj dite do keni nevojë të jeni gjithë kohës në lëvizje dhe të shtoni kontaktet me të tjerët. Nëse keni një lidhje, ndjenjat do jenë të thella, por një dyshim që keni mbi partnerin nuk do kalojë pa ua prishur ditën. Bëni kujdes sepse ai po kërkon thjesht t’iu bëjë pak xhelozë. Ju beqarët duhet të ndryshoni paksa mënyrën tuaj të joshjes dhe duhet të tregoheni here herë edhe indiferente. Do keni më shumë sukses në këtë mënyrë. Në punë do kërkoni të ndryshoni gjithçka vetëm për të pasur arritje më të mëdha. Mund të mendoni edhe për ndonjë specializim të ri. Ditë e kënaqshme për sektorin financiar. Bëni ato shpenzime që kishit planifikuar pa u stresuar.

Gaforrja

Merrini gjërat sa më shtruar sot dhe mos kërkoni me ngulm vëmendje nga të tjerët. Ju të dashuruarit do i keni planetët kundër gjatë kësaj dite kështu që duhet të bëni të pamundurën që ta ruani vetë qetësinë dhe qëndrueshmërinë. Ju beqarët do përjetoni ndjesi shumë të forta atëherë kur nuk do e prisni. Dikush i njohur prej vitesh mund t’iu bëjë propozimin më të bukur që mund të kishit menduar. Në punë do dini të bindni dhe pikëpamjet që keni do respektohen nga të gjithë. Mundet të pranoni edhe përgjegjësi të reja pa pasur asnjë frikë. Perspektivat financiare nuk do jenë shumë të mira, kështu që mos guxoni as të bëni investime.

Luani

Sot do jeni të gatshëm të bëni çdo gjë që dëshironi dhe madje për të arritur majat të përballeni me këdo. Në përgjithësi për ju që keni një lidhje do jetë ditë plot bashkëpunim. Nëse jeni në të njëjtën punë apo keni të njëjtin profesion do bëni pak garë me njëri- tjetrin, por dita do mbyllet mirë. Ju beqarët do keni një takim që do iu lërë me gojë hapur dhe do kërkoni me çdo kusht të krijoni një lidhje me të. Në punë do jeni të përgjegjshëm, diplomatë dhe të kujdesshëm. Qëllimet që i keni vënë vetes do i arrini me çdo kusht. Me sektorin financiar do merreni pak më shumë dhe kjo do sjellë një përmirësim të ndjeshëm.

Virgjëresha

Mundohuni të mos shkëputeni asnjë moment nga realiteti sot dhe të mos nxitohen për asgjë. Mos lejoni entuziazmin t’iu përfshijë dhe t’iu marrë me vete. Nëse keni një lidhje do keni shumë dëshirë të kaloni sa më tepër kohë me atë që dashuroni dhe mundet të lindi çdo gjë tjetër pas dore. Ky do jetë një gabim që do e kuptoni shpejt. Ju beqarët do e keni të vështirë të gjen një person që do ju përshtatet plotësisht dhe do preferoni të mos hidhni asnjë hap. Në punë do jeni shumë të zënë dhe në disa momente do ju duket sikur do ju merret fryma. Në planin financiar mund të keni edhe surpriza të këqija, por nuk bëtë kujdes.

Peshorja

Gjatë kësaj dite do lini përshtypjen e personave kapricoze ndërkohë që në fakt ju thjesht do e keni të vështirë të vendosni. u që keni një lidhje do jeni besnikë dhe do ndiheni më të sigurt. Nga ana tjetër, Jupiteri do të sjelle edhe më shumë sensualitet dhe pasion. Nëse jeni beqarë duhet te prisni edhe disa ditë më shumë për të gjetur atë që aq shumë keni kërkuar. Sot nuk do jetë dita më me fat. Në punë do u jepen mundësi të paraqisni idetë tuaja dhe të konkretizoni gjithçka. Me pak mund dhe sakrificë mund të arrini çdo objektiv. Përfitoni nga ndihma e Neptunit për të përmirësuar situatën financiare dhe ulni sa më shumë shpenzimet.

Akrepi

Neptuni dhe Plutoni do ju bëjnë të keni më shumë besim tek intuita juaj sot. Dëgjojeni me kujdes zërin tuaj të brendshëm. Jeta sentimentale për të gjithë ju që keni një lidhje do jetë plot dinamizëm. Edhe nëse keni kaluar një faze delikate do rregulloni çdo gjë dhe dialogu do të rivendoset. Nëse jeni beqarë, planetët do jenë mjaft premtues. Shikoni me kujdes kudo që të shkoni sepse do gjeni atë që kërkoni. Në punë do keni shumë ambicie dhe nuk do ndaleni për asnjë moment pavarësisht se do çlodheni. Nëse keni diçka për t’i kërkuar shefit bëjeni patjetër sot. Financat do të ndikohen nga Dielli dhe ju do shpenzoni më shumë sesa duhet. Kujdes sepse gjendja nuk është shumë e mirë dhe shpejt mund të mbeteni me xhepat bosh.

Shigjetari

Do iu jepni rëndësi gjërave pa vlerë sot dhe do lini pas dore ato që kanë vërtet rëndësi jetikë. Nëse nuk merrni masa shpejt do vuani gjatë në çdo sektor. Atmosfera për jetën tuaj në çift do jetë konfliktuale. Ka shume mundësi që ju të debatoni me partnerin edhe për gjëra të parëndësishme. Kujdes, mos i tejkaloni limitet. Ju beqarët do ndihmoheni shumë nga Urani, i cili mund të sjellë edhe një dashuri shumë të bukur. Mos e lini këtë mundësi t’iu ikë nga duart. Në punë do keni goxha energji, por duhet të reflektoni dhe të gjeni mënyrën e duhur si t’ia dilni mbanë. Në planin financiar do keni shumë probleme dhe të gjitha këto falë pakujdesisë suaj. Merrni masa sa më parë.

Bricjapi

Duhet të reflektoni shumë gjatë kësaj dite para se të hidhni hapa sepse nesër pasojat mund të jenë të rënda. Nëse keni një lidhje do mundoheni të verifikoni aftësinë tuaj për të joshur, por kjo do iu çojë në fillimin e një aventure të re e të rrezikshme. Mos kujtoni se kjo dashuriçkë nuk do ketë pasoja tek ekuilibri i lidhjes suaj. Ju beqarët nuk duhet të prisni mrekulli këtë herë. Plutoni mund të sjellë njohje të reja kështu që kënaquni me kaq. Në punë vetëm falë ndihmës së kolegëve dhe besimit të shefave keni për të arritur atje ku doni. Financat nuk do jenë të këqija, por nuk është momenti për shpenzime të tepruara.

Ujori

Saturni do i japë shkëlqim jetës tuaj sot. Nga ana tjetër do jeni të disiplinuar dhe nuk do veproni pa logjikë. Ju që keni një lidhje do kaloni momente të këndshme me partnerin tuaj dhe do ju duket vetja sikur jeni mbi re. Çdo çast ka për të qenë ashtu si e keni ëndërruar. Nëse jeni beqarë duhet të prisni edhe pak kohe para se të ndryshojnë statusin sepse mundësitë e sotme nuk do jenë më të mirat e mundshme. Në punë do jeni më të përgjegjshëm he më të zotët për të çuar përpara projektet e nisura. Financat mos i lini në dorë të personave të tretë sepse do pendoheni tej mase.

Peshqit

Gjatë kësaj dite nuk do keni probleme serioze megjithatë jo gjithçka ka për të qenë e lehtë. Për ju të dashuruarit nuk do ecin gjërat si i kishit menduar. Nuk do arrini dot t’i shprehni sa duhet ndjenjat kundrejt partnerit dhe ai mund të keqkuptohet për këtë gjë. Nëse jeni beqarë duhet të tregoheni disi më të duruar dhe keni për ta gjetur personin për të cilin keni ëndërruar gjithmonë. Në punë do jeni objektivë dhe do i keni shumë të qarta qëllimet që doni të arrini. Pengesat do jenë të njëpasnjëshme, por jo të pakalueshme. Financat do konsolidohen tej mase, kështu që mund ta kryeni pa frikë edhe ndonjë shpenzim më tepër.


Shtuar 5.02.2022 22:58