Kosovarët shpenzojnë 200 milionë euro në vit në bregdetin shqiptar
Pëlqej
Shqipëria mbetet destinacioni kryesor për turistët kosovarë edhe për këtë vit.

Vlerësohet se turistët nga Kosova shpenzojnë në një vit në bregdetin e Shqipërisë deri në 200 milionë euro.

Këtë e thonë ekspertë të çështjeve të turizmit për FaktiNews.

Ata kanë konfirmuar se gjatë muajve të verës, pushuesit kosovarë në bregdetin shqiptar i kalojnë 700 mijë deri në 800 mijë persona.

Vlerësohet po ashtu se shpenzimet mesatare të një familjeje me pesë anëtarë për 10 ditë shkojnë deri në 1 500 euro, por ka që shpenzojnë edhe më pak./albeu.com/
Shtuar më 19/08/2014, ora 12:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori