Kosovarët nuk i dorëzojnë armët, po dështon projekti i ministrisë
​Fushata për legalizimin e armëve">armëve e nisur nga ministria e Punëve të Brendshme si duket nuk po tregon rezultat të pritshëm në zvogëlimin e armëve">armëve ilegale që ndodhen në duart e qytetarëve, ndonëse sipas kësaj ministrie në tre muajt e parë të fushatës kanë aplikuar mbi 400 persona.

Skeptik për suksesin e kësaj fushate po shprehen ekspertët e çështjes së sigurisë në Kosovë.Avni Islami njohës i çështjes së sigurisë në Kosovë thotë se si pasojë e mos arritjes së një marrëveshje për paqe në mes Kosovës dhe Serbisë qytetarët hezitojnë t’i legalizojnë armët e tyre, prandaj ai konsideron se fushata për legalizim të armëve">armëve nuk po jep rezultatet e pritura.Islami pranon se legalizimi i armëve">armëve si proces do ndikonte për rritje të sigurisë qytetare në Kosovë.

Në anën tjetër anëtari i Komisioni parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rexhep Selimi thotë se në mënyrë të pavetëdijshme, qytetarët nuk janë informuar si duhet rreth kësaj kampanje.

Duke e cilësuar si të dështuar këtë fushatë të legalizimit të armëve">armëve, Selimi thotë se nuk bëhet fjalë për puro legalizim të armëve">armëve.

Por, krahas kësaj, në ministrinë e Punëve të Brendshme këtë kampanjë po e konsiderojnë si të suksesshme.

Shefi i Divizionit për Armë dhe Municion në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Destan Mustafa thotë se deri tani, leje finale për legalizim të armës askush nuk ka marr, por që 100 prej tyre kanë marr pëlqim nga MPB-ja.

Ai shprehet se fushata që ka nisur kjo ministri ka pasur efekt në vetëdijësimin e qytetarëve që armët e tyre t’i mbajnë me leje. Ministria e Punëve të Brendshme ka mbi licencuar mbi 20 kompani që merren me trajnimin për përdorim të armës dhe që ky lloj shërbimi po kushton 100 euro.

Derisa në bazë të statistikave thuhet se në duart e qytetarëve të Kosovës ilegalisht janë mbi 200 mijë armë, njësitet e Policisë së Kosovës vetëm në vitin 2018 kanë konfiskuar 1 mijë e 473 armë, derisa në dy mujorin e parë të këtij viti kanë konfiskuar 236 armë.

Kështu të paktën është bërë e ditur për KosovaPress përmes një shkrese elektronike nga zyra për informim e Policisë së Kosovë.Kujtojmë që fushata për legalizim të armëve">armëve “Me Letra” është lansuar më 17 dhjetor dhe të gjithë ata që mbajnë armë ilegale dhe duan t’i kenë ato me leje, e që mundësinë e kanë deri më 17 qershor të këtij viti.


Shtuar më 10/03/2019, ora 13:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori