Kosovarët ngjiten në malin ku ndodheshin 12 zotat grekë
Pëlqej
Kosovarët kanë pushtuar sërish majën e OlimpitGreqi, e cila është me lartësi 2918 m/lmd.

Maja e OlimpitGreqi njihet fillimisht si vend mitologjik.

Mitologjia greke për këtë mal thotë se 12 zotat e tyre, qëndronin në Malin e Olimpit, i cili është mali më i lartë në Greqi.

Maja e Olimpit është vend me karakter të theksuar mitologjik dhe është maja më e lartë e kompleksit prej 52 majash të vargmalit të Olimpit.

Rëndësia e saj qëndron edhe në faktin se deri vonë është konsideruar si maja më e lartë në Ballkan, por edhe për faktin se gjendet në një pikë strategjike në mes Thesalisë dhe Maqedonisë Greke, në perëndim të detit Jon, dhe 90 km afër Selanikut.

Gjithashtu, është maja me prominencën gjeografike më të lartë në Evropë; ndodhet në Parkun Nacional të Olimpit dhe është Rezervat i Biosferës Botërore.


Shtuar më 13/06/2018, ora 13:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori