Kosovarët ndezin qirinj për viktimat në Japoni
Dje në mbrëmje, në qendër të Prishtinës, janë ndezur qirinj në shenjë solidarizimi të kosovarëve me popullin dhe shtetin mik të Japonisë, që po përballet me fatkeqësinë natyrore.

Shoqata e miqësisë Kosovë-Japoni ka ftuar qytetarët e Kosovës që në këto momente të vështira për popullin japonez të manifestojnë dhembjen dhe solidarizimin dhe të jenë pranë tyre.

Qytetarët kosovarë dhe përfaqësues të zyrës së Japonisë në Prishtinë së bashku ndezën qirinj pranë flamujve të shtetit japonez. Drejtues të lartë kosovarë u kanë dërguar telegrame ngushëllimi udhëheqësve më të lartë të Japonisë.

Japonia ditët e fundit po përballet me pasojat katastrofike të shkaktuara nga një tërmet prej 8.9 ballësh, ku, si pasojë e dridhjeve të tokës, u shkaktua edhe cunami i cili përpiu pjesë të mëdha të territorit japonez si dhe shkaktoi rreth dy mijë viktima. /albeu.com/
Shtuar më 13/03/2011, ora 09:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori