Në Kosovë kanë nisur të mbjellin hashash në masë
Pëlqej
Përveç perimeve, si domatet dhe specet, në Kosovë po gjen vend edhe kultivimi i drogës.

Policia e Kosovës vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti ka asgjësuar mbi 4 909 bimë narkotike të llojit kanabis sativa anembanë territorit të saj si dhe ka sekuestruar mbi 600 kilogramë drogë të llojit marihuanë.

Kosova, jo vetëm që është që pëdoret tranzit për transportin e drogës, por tani edhe po kthehet në tokë ku mbillet drogë.

Drejtori i qendrës “Labirint”, Safet Blakaj, në një prononcim dhënë gazetës Tribuna ka treguar për shifrat alarmante të kultivimit të drogës.

Blakaj tha se është dyfishuar sasia e drogës e mbjellë në krahasim me vitin e kaluar, 2013-tën. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2014, ora 11:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori