Kosova, vështirë të bëhet shpejt pjesë e NATO-s
Kosova nuk mund të bëhet pjesë e NATO-s nëse ajo nuk bëhet fillimisht pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Zyrtarë të lartë të NATO-s në Bruksel besojnë se nuk ka asnjë mundësi që Kosova të bëhet anëtare e kësaj aleance në një të ardhme të afërt, derisa të mos jetë anëtare e Kombeve të Bashkuara.

“Nuk ka asnjë nismë që Kosova të bëhet pjesë e NATO-s apo të jetë pjesë e ndonjë programi të saj, në këtë kuptim asgjë nuk do të ndodhë ”, kanë thënë burime të gazetës serbe “Danas” në Bruksel. Sipas zyrtareve kusht për hyrjen në OKB është anëtarësimi në NATO duke kujtuar se katër anëtar të kësaj aleance nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 05/02/2013, ora 11:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori