Kosova vendi më i lumtur në rajon
Sipas një sondazhi të ri të bërë mbi vendet më të lumtura në botë rezulton se Kosova është vendi më i lumtur në rajon. Kryesimin e listës për Indeksin e Lumturisë në Botë, të hartuar nga Rrjeti për Zhvillim të Qëndrueshëm një iniciativë kjo e Kombeve të Bashkuara e zë Zvicra.

Ndërkohë që Kosova nga 158 vendet e vlerësuara është rënditur e 69-nta, Shqipëria e 95, Mali i Zi 83, Serbia 87, Maqedonia 93 dhe Bosnja 96.

Matja e indeksit të lumturisë ka si qëllim që të ketë një ndikim pozitiv përsa i përket politikave qeveritare.

Ndërkohë në listën botërore pas Zvicrës shohim se lista vijon me Islandën, Danimarkën, Norvegjinë dhe Kanadanë, ndërsa ndër vendet më pak të lumtura sipas këtij raporti janë, Togo, Burundi, Benini, Ruanada dhe Siria. /albeu.com/
Shtuar më 24/04/2015, ora 09:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori