Kosova, vendi më i izoluar në botë
Pëlqej
Prishtina
Prania e madhe e Bashkimit Evropian dhe i mekanizmave të tjerë ndërkombëtarë nuk e ka ndihmuar aspak Republikën e Kosovës që të jetë një vend hapur, por në të kundërt, shteti më i ri i kontinentit mbetet vendi më i izoluar në botë.

Këto konstatime janë nxjerrë në raportin e radhës të institutit kërkimor Iniciativa Evropianë për Stabilitet. Raporti i radhës për Kosovën ka alarmuar mbi gjendjen e lëvizjes jashtë kufirit të qytetarëve kosovarë, dhe ka vlerësuar se Bashkimi Evropian po minon edhe interesat e veta në këtë vend, duke i izoluar kosovarët dhe duke i bërë ata qytetarët më të izoluar të botës.

Raporti rikujton se qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në pasaportat e tyre vetëm në pesë shtete. Ndërkohë që me pasaportën e çdo shteti tjetër të botës mund të udhëtosh në më shumë se pesë vende pa vizë. Instituti Iniciativa Evropianë për Stabilitet i ka kërkuar Bashkimit Evropian që të nisë sa më parë dialogun zyrtar për liberalizimin e vizave me Kosovën, dhe t’i japë vendit udhërrëfyesin zyrtar për këtë proces.

Iniciativa i ka bërë thirrje BE-së që të ndryshojë qasjen karshi Kosovës, pasi sipas vlerësimit të këtij instituti, duke e lënë Kosovën jashtë procesit të liberalizimit të vizave, BE po dëmton interesat dhe angazhimin e saj në Kosovë.
Shtuar më 23/11/2010, ora 10:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori