Kosovë - Serbi përballen ne OKB
Pëlqej
Këshilli i Sigurimit në OKB sot do të shqyrtojë situatën në Kosovë, në bazë të raportit të përgatitur nga ana e Ban Ki Moon.

Për në New York sot është nisur Enver Hoxhaj së bashku me delegacionin e Ministrisë së Jashtme të Kosovës.

Ata do të shtrojnë në OKB disa kërkesa, të tilla si heqja e strukturave paralele nga Serbia në veri, respektimi i sovranitetit të shtetit të Kosovës, të bëhet më tepër nga ndërkombëtarët për të gjetur të zhdukurit gjatë luftës etj.

Ndërsa, Serbinë do ta përfaqësojë Daçiç, shoqëruar nga i ashtëquajturi drejtor për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriç.

Kryesinë e Kombeve të Bashkuara e mban Britania e Madhe. /albeu.com/

Shtuar më 29/08/2014, ora 10:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori