Kosova solidarizohet me japonezët
enver-hoxhaj
Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram ngushëllimi homologut të tij japonez Takeaki Matsumoto, pas katastrofës natyrore që ka goditur këtë shtet.

Ministri Hoxhaj ka shprehur solidaritetin e popullit të Republikës së Kosovës me popullin e Japonisë, me shpresë që kjo katastrofë natyrore të përfundojë sa më shpejt. Në telegram thuhet se populli i Republikës së Kosovës bashkohet me dhembjen e familjeve të viktimave dhe të lënduarve nga kjo katastrofë natyrore.

”Në emër të Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës, ju shprehim ngushëllimin dhe solidaritetin për humbjen e jetëve dhe shkatërrimin nga tërmete dhe cunami në tërë Japoninë. Këto lajme kanë tronditur popullin e Republikës së Kosovës dhe ne jemi duke ndjekur të gjitha zhvillimet në Japoni. Populli i Kosovës i bashkohet lutjeve të popullit të Japonisë, duke shpresuar se kjo katastrofë natyrore të përfundojë sa më shpejt”, thuhet në telegramin e kryediplomatit kosovar drejtuar homologut japonez.

Ndërkaq, me ndihmën e Ambasadës në Tokio, Ministria e Punëve të Jashtme ka arritur të identifikojë edhe katër shtetas të tjerë kosovarë që jetojnë dhe punojnë në Japoni. Numri i shtetasve kosovarë të identifikuar në Japoni gjithsej shkon në nëntë. /albeu.com/
Shtuar më 11/03/2011, ora 18:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori