“Kosova shumë shpejt do të formojë institucionet e reja”
Kandidati për kryeministër i koalicionit PAN, Ramush Haradinaj, priti në takim shefen e Zyrës së BE-së dhe Përfaqësuese e Posaçme e BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova.

Haradinaj dhe Apostolova biseduan për procesin e krijimit të institucioneve të reja në vend pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

Haradinaj tha se Kosova shumë shpejt do të formojë institucionet e reja në përputhje të plotë me vullnetin e shpehur të qytetarëve në zgjedhjet e 11 qershorit.

Të dy bashkëbiseduesit folën edhe për proceset e integrimeve evro-atlantike për Kosovën dhe rëndësinë e përshpejtimit të zbatimit të Agjendës së Reformës Evropiane në rrugën e integrimeve. /albeu.com/

Shtuar më 12/07/2017, ora 15:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori