Kosova shtet laik, s'ka kisha e xhamia në institucionet arsimore!
Deputetja e Kuvendit të Kosovës në radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, në seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës ka folur rreth Kishës ortodokse në oborrin e Universitetit të Prishtinës.

Nga foltorja e Kuvendit, ajo tha se në të gjithë territorin e RepublikësKosovës, në asnjë vend ku ka institucione arsimore nuk do të ketë kisha e xhamia.

"Shteti ynë është shtet laik. Kisha serbe që është e ndërtuar nën regjimin e Millosheviqit, të gjithë e dinë se çfarë qëllimi kishte kjo kishë në atë kohë.

Serbët e Kosovës kanë obligim ta respektojnë Kushtetutën e RepublikësKosovës. Në asnjë vend ku është institucion arsimor nuk do ketë kisha e xhamia.

Çdo qytetar i këtij vendi do t’i nënshtrohet ligjeve dhe Kushtetutës së RepublikësKosovës", tha Gaxherri.

Gaxherri shtoi se zëvendëskryeministri Branimir Stojanovic e ka përgatitur terrenin që të hapet kisha ortodokse në kampusin e Universitetit të Prishtinës. /albeu.com/
Shtuar më 22/09/2016, ora 11:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori