Kosova, shtet i barazisë
Kosova është shtet i qytetarëve të barabartë, pa dallim përkatësie etnike dhe shtrirje gjeografike. Kështu është shprehur gjatë një aktiviteti të UNICEF në Prishtinë, presidentja e Kosovës Ahtifete Jahjaga.

"Ne jemi një vend në tranzicion, që po zhvillohemi të ndërlidhur me shkallën e zhvillimit të vendeve të tjera, jemi shtet i ndërtuar në parimin qytetar dhe zhvillimi ynë, i të gjithë neve, qytetarëve të barabartë të Kosovës, është i njëkohshëm dhe pa dallime", u shpreh ajo.

Hahjaga u shpreh gjithashtu se fëmijët janë e ardhmja e vendit me të cilën dilet para Evropës ndaj duhej punuar së bashku për të krijuar më tepër mundësi për ata. /albeu.com/


Shtuar më 29/05/2012, ora 12:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori