“Shërbimi vijon pa ndërprerje”, spitali i Shkodrës reagon pas zjarrit në katin e katërt

Spitali Rajonal i Shkodrës ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur mëngjesin e sotëm e Pneumologjisë, i cili u përfshi nga flakët.

Spitali tha se në orën 6:45 të mëngjesit të sotëm, ka ndodhur një incident, ku ka rënë zjarr në njërën prej dhomave të pacientëve në shërbimin e Pneumologjisë.

Pacientët janë evakuuar në kohë dhe nuk ka pasur të lënduar. Zjarri është shuar menjëherë, duke mos lejuar përhapjen në dhomat e tjera.

Spitali Rajonal i Shkodrës siguron se shërbimi vijon pa ndërprerje teksa po merren masa të menjëhershme për riparimin e ambientit ku ka ndodhur incidenti./Albeu.com./


Shtuar 22.04.2023 09:18